Udhëheqësi i çeçeneve, Ramzan Kadyrov ka thënë se i ka nisur ushtarët e tij për të luftuar kundër Wagnerit.
Grupi i mercenarëve ka nisur një rebelim që nga mbrëmja e djeshme. Wagneri po synon të futet në Moskë.
Ndonëse ushtria ruse mohoi përgjegjësinë, Prigozhin shpalli një “marsh për drejtësi”, me një numër të madh të trupave të tij që janë hyrë në Rusi dhe kanë marrë nën kontroll dy qytete, atë të Rostovit dhe Voronezhit.
Wagner po pretendon se deri më tani kanë rrëzuar tre helikopterë rusë dhe kanë hasur në pak rezistencë nga Garda Kombëtare, derisa pretendojnë se personel ushtarak rus po i bashkohen radhëve të tij.
Wagner thotë se do të marshojë drejt Moskës duke synuar të ndryshojë udhëheqjen ushtarake dhe në Telegram ai ka thënë se Rusia do të ketë së shpejti një president të ri. /Paparaci.com/