Tre persona kanë pësuar lëndime gjatë përleshjes me sëpatë e shpatë samurajësh në Angli. Rasti ndodhi vetëm pak qindra metra larg shtëpive të futbollistëve të Premier Ligës angleze.
Shërbimet emergjente u thirrën për një rast në Merseyside rreth orës 19:10 të dielën, ndërsa tre personat e përfshirë në përleshje u dërguan në spital përmes helikopterit.
Një dëshmitar tha se një burrë u sulmua me sëpatë dhe shpatë samurajësh gjatë një lufte të organizuar, shkruan Daily Mail.
“Personi që po e humbte luftën nxori një sëpatë dhe e goditi personin tjetër me të. Shoku i tij pastaj nxori një shpatë samurajësh dhe e përdori atë, gjithashtu. Ishte gjë e keqe”, tha dëshmitari.
Në Rrugën “Viktoria”, e cila ndodhet afër vendit ku ndodhi përleshja dhe ku banojnë disa futbollistë të klubeve të Premier Ligës dhe disa milionerë, kishte numër të madh të policëve të hënën në mbrëmje.