spot_img

Trepça ‘blindon’ nigerianin Ani Chigozie Kenneth

spot_img

Klubi me traditë në futbollin kosovar, KF Trepça ka arriur marrëveshje të re me futbollistin afrikan, Ani Chigozie Kenneth!

Ani Chigozie Kenneth

Sulmuesi anënsor nga Nigeria te Trepça në Mitrovicë kishte ardhur para një viti e gjysmë, derisa kërkesën e trajnerit Edi Martini ia plotësoi nënpresidenti i klubit, Avni Haxhiu.

Ky i fundit pas takimit që pati me menagjerin e lojtarit, Okaka Harison, u shpreh i lumtur me vazhdimin e kontratës së Trepçës me Kenneth.

‘Kishte kërkesa nga menagjeri për ta liruar kartonin e lojtarit pasi në drejtim të tij arritën oferta nga disa klube, por dëshira e trajnerit Martini ishte që Kenneth të vazhdoi së paku edhe dy vite me në’, tha për ‘Albanian News’ Avni Haxhiu, i cili është edhe ndër donatorët kryesor të ‘xehetarëve’.

Trepça është ndër klubet që po kërkon rikthimin në elitën e futbollit kosovar, të cilët njëkohësisht presin edhe ri-meremetimin e stadiumit ‘Adem Jashari’.

NGJARJE TË TJERA

spot_img