Sonte do të zhvillohet ndeshja e katërt e serisë finale mes Pejës dhe Trepçës.
Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 17:15, në palestrën sportive “Karagaçi”, shkruan Gazeta Express.
Momentalisht mitrovicasit po avancojnë në serinë finale 2:1 dhe i mjafton një fitore për tu shpallur kampion.
Kurse, pejanët nuk kanë asgjë më për të humbur. Ata duhet të fitojnë dy ndeshje për t’u kurorëzuar me titullin e kampionit.
Kësisoj, këtë vit do të kemi një kampion të ri në Superligën e Kosovës, pasi kampioni në fuqi, Golden Eagle Ylli, u eliminua në gjysmëfinale nga Peja.
Si Trepça, ashtu edhe Peja, e duan titullin e kampionit pas një dekade.
Kush janë kampionët e Kosovës ndër vite?
1990-91 Prishtina
1991-92 Trepça
1992-93 Peja
1993-94 Peja
1994-95 Peja
1995-96 Peja
1996-97 Drita
Kampionët e pasluftës
1999-2000 Trepça
2000-01 Trepça
2001-02 Prishtina
2002-03 MEB Prishtina
2003-04 Kastrioti (LPBK Dukagjini)
2004-05 Mabetex
2005-06 Sigal Prishtina
2006-07 Sigal Prishtina
2007-08 Sigal Prishtina
2008-09 Sigal Prishtina
2009-10 Sigal Prishtina
2010-11 Sigal Prishtina
2011-12 Trepça
2012-13 Peja
2013-14 Sigal Prishtina
2014-15 Sigal Prishtina
2015-16 Sigal Prishtina
2016-17 Sigal Prishtina
2017-18 Bashkimi
2018-19 Z Mobile Prishtina
2019-20 i ndërprerë (COVID-19)
2020-21 Golden Eagle Ylli
2021-22 Golden Eagle Ylli
/Gazeta Express/