Trepça e ka fituar titullin e kampionit të Kosovës në basketboll.
Mitrovicasit triumfuan në finalen e pestë dhe vendimtare ndaj Yllit me rezultat 67:66.
Ishte një spektakël i basketbollit si në fushë ashtu edhe në tribuna, ku tifozët nuk u ndalën për asnjë moment në “Minatori”.
Çereku i fundit ishte vendimtari, me Trepçën që përmbysi Yllin për ta fituar titullin që e priste tash e 12 vite.
Çereku i parë u mbyll me epërsi prej gjashtë pikëve të suharekasve, por mitrovicasit shkrinë epërsinë në 10 minutëshin e dytë.
I dyti u mbyll me rezultat të barabartë 30:30, kurse në të tretin suharekasit rikthyen epërsinë dhe avancuan 37:41.
E në çerekun e fundit u shënuan shumë pikë, e fundi u bë dramatik me dy treshe të Alonso Verge, megjithatë të pamjaftueshmë për suharekasit
Kësisoj, pas Kupës, Superkupës dhe Ligës Unike, Trepça e fiton edhe titullin e kampionit, duke e kompletuar një sezon spektakolar.