Trepça ka pësuar humbjen e katërt radhazi në Fiba Europe Cup.
Kampioni i Kosovës, zhvilloi një nga ndeshjet më të mira, kundër skuadrës franceze, Dijon, shkruan IndeksOnline.
mitrovicasit janë mposhtur në palestrën “Minatori”, me një diferencë prej pesë pikësh, me rezultat 84-89.
Tmusic i Trepçës ishte basketbollisti më i dalluar i ndeshjes, me 23 pikë të shënuara, ndërsa te Dijon u dallua basketbollisti gjerman, Sengfelder me 18 pikë.