Trajneri boshnjak, Adis Beciragic, i cili shkroi historinë e Yllin, tashmë do të jetë në bankinën e Trepçës.
Me Adis Beciragic në stol, Ylli u shpall dy herë kampion në Superligë, derisa fitoi edhe edicionet e para historike të Ligës Unike dhe Superkupës Mbarëkombëtare.
Trepça në serinë finale stolin ia besoi vendorit, Ilir Selmani, i cili megjithatë nuk ia doli të sjell titullin në Mitrovicë.
Prezantimin e boshnjakut për Trepçën e bëri drejtori sportiv, Besim Braha.