Sot (do të zhvillohen tri përballje në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.
Vëmendja do të jetë në Suharekë, pasi Ballkani është nikoqir i Dritës për derbin e kësaj xhiroje.
Kampioni në fuqi duhet të fitojë për t’u shkëputur edhe më tej në krye të renditjes, ndërsa gjilanasit synojnë ta mbajnë ngushtë garën për titull.
Një duel tejet interesant është edhe ai në mes të Gjilanit dhe Feronikelit, me dy skuadrat që po luftojnë për mbijetesë.
Në anën tjetër, Dukagjini po kërkon të forcohet edhe më shumë në mesin e tabelës, derisa Liria luan për nder, pasi tashmë ka rënë nga liga.