Mërgim Vojvoda është paraqitur si një opsion interesant për skuadrat italiane.
Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, këtë verë mund të ndërrojë skuadër për t’i dhënë fund qëndrimit në Belgjikë, te skuadra e Standard.
Në Itali raportohet për një interesim të madh nga tri skuadra të njohura, përcjell lajmi.net.
Fiorentina, Lazio dhe Torino kanë vënë sytë nga 25 vjeçari.
Standardi kërkon 8 milionë euro për shërbimet e Vojvodës, derisa kishte paguar 1.2 milion euro për të në verën e kaluar.
Këtë sezon në fanellën e Standard, Vojvoda është paraqitur në 24 ndeshje, duke shënuar edhe një gol./Lajmi.net/