Gold AG po vjen me këngë të re.
Reperi Gold AG është emër shumë aktiv në skenën muzikore shqiptare, i cili sjell vazhdimisht këngë të reja, shkruan lajmi.net.
Së fundi, reperi ka paralajmëruar një projekt të ri, të cilin do ta publikojë më 5 nëntor, kurse titulli i saj është “Trimi i Dukagjinit”.
Ai nuk ka preferuar të japë më shumë detaje rreth këtij projekti, por fansat presin me padurim të shohin se çfarë po përgatit këtë herë Goldi.
Ndryshe, sa i përket jetës private, Gold AG dhe bashkëshortja e tij, Ermira, pritet që së shpejti të bëhen prindër për herë të parë.