spot_img

Trofeu “Gerd Muller”, çmimin me emrin e legjendës gjermane e fiton ai që theu rekordet e tij

spot_img

Në ceremoninë e dorëzimit të “Topit të Artë” është dorëzuar sot edhe trofeu që mban emrin e legjendës gjermane Gerd Myler. Nga ky vit, do të nderohet me trofeun që mban emrin e tij, golashënuesi më i spikatur i këtij edicioni.

Trofeun me emrin e legjendës bavareze e fitoi ai që ka thyer disa nga rekordet e Myler në futbollin gjerman, polaku Robert Levandovski.

“Kam dashur të bëhem si ai dhe ka qenë speciale të ndjek disa nga rekordet e tij”, theksoi ndër të tjera Leva teksa merrte çmimin e veçantë në podium nga bashkëshortja e Myler, i cili u nda nga jeta në vitin 2021. Levandovski fitoi këtë trofe pasi shënoi 57 gola në sezonin e kaluar me fanellën e Bajernit dhe të përfaqësueses.

NGJARJE TË TJERA

spot_img