Një futbollist i ekipit francez, Nicë po tenton të kryejë vetëvrasje.
Sipas RMC Sport, bëhet fjalë për Aleksis Beka Beka. Ai ndodhet në urën Magnan teksa është 100 metra mbi tokë.
Në vendngjarje tashmë ndodhet ushtria si dhe shërbimet e emergjencës, teksa po tentojnë të kryejnë negociata me futbollistin. Gjithashtu klubi francez ka dërguar edhe një psikologe për të ndihmuar 22-vjeçarin.
Pas kësaj ngjarje të rëndë është krijuar një bllokim trafiku prej 5 km dhe një korsi trafiku është neutralizuar.
Mediat italiane zbulojnë se futbollisti kërkon ti jap fund jetës për shkak të ndarjes nga e dashura. Raportohet se ai nuk e përballoi dot ndarjen, duke e shtyrë veten në këtë akt dëshpërimi.
Ndërkohë klubi francez ka pezulluar të gjitha aktivitetet e ditës së sotme.
Në përditësim…