Një ngjarje tronditëse është regjistruar së fundmi në fshatin Barbullinjë të Lushnjes. Një 67-vjeçar, Refat Çela, akuzohet se ka përdhunuar mbesën e tij 13-vjeçare. Rasti është denoncuar nga nëna e së miturës. 67-vjeçari është baba i 4 djemve, të gjithë të martuar, por aktualisht ai jeton në fshat vetëm me bashkëshorten e tij. Çela njihet si person me probleme dhe i alkoolizuar.
Ai gjithashtu kryente veprime të turpshme, por asnjëherë nuk ishte denoncuar. Vajza e mitur ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe psikologjike, ndaj po trajtohet nga mjekë dhe specialistë.