Federata Kosovare e Futbollit mund të pësojë një tronditje të madhe, pasi kryetari Agim Ademi duhet të shpalosë pafajsinë e tij në UEFA. Institucioni më i lartë i futbollit në europë i ka kërkuar atij pafajësinë për dënimin 1ë i dha Gjykata e Apelit në Prishtinë.
Ademi u dënua me 9 muaj burg për shantazh dhe përfitime personale. Një akuzë e tillë nuk mund të pranohet nga UEFA sipas asaj që bën me dije Supersporti.
Kreu i Federatës nuk mund të marrë një vërtetëtim të tillë, pasi procesi i tij gjyqësor vazhdon në Gjykatën Supreme. UEFA po humbet durimin me Agim Ademin dhe duket se situata është tensionuar së tepërmi në FFK.