David Alaba do të mungojë në ndeshjen e së mërkurës ndaj Manchester Cityt, në kuadër të gjysmëfinales së Champions League.
Mbrojtësit qendror iu paraqit një lëndim që ia pamundësoi pjesëmarrjen e tij te të ftuarit për këtë përballje, transmeton lajmi.net.
Sipas një raporti të Manchester Evening Neës, austriaku pësoi një dëmtim të këputjes së fibrilarit që e detyroi atë të humbiste ceremoninë e kurorëzimin e titullit kampion të shtunën.
Mbrojtësi ishte njëri ndër pikat kyçe të formacionit të Carlo Ancelottit gjatë këtij sezoni, si në Champions League, ashtu edhe në La liga.
Mbrojtja e madrilenëve pritet të përbëhet nga Nacho Fernandez dhe Eder Militao.