spot_img

Tronditet rrjeti, a është ikona Parashqevi Simaku e filmuar rrugëve të New York-ut?

spot_img

Një video e transmetuar nga televizioni amerikan Abc7 dhe e shpërndarë nga gazetari Blendi Fevziu ka ngjallur një diskutim të madh në rrjetet sociale. Në pamje shfaqet një grua, e cila dyshohet se është këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, teksa merr një “Çantë Bekimi” nga një grup fëmijësh, e dedikuar për të pastrehët.

Në kronikën e televizionit amerikan, ata i referohen kësaj gruaja si “backpack recipient” një term që iu, referohet të pastrehëve që marrin si ndihmë një çantë të mbushur me gjëra të nevojshme. Në rrjetet sociale, disa përdorues kanë ndarë profile në Facebook që mbajnë emrin Simaku Nolfe, të cilat shpesh ndajnë pamje dhe kujtime nga karriera e Parashqevi Simakut në Shqipëri. Kjo ka shtuar dyshimet për identitetin e gruas në video, megjithëse nuk ka ende asnjë konfirmim zyrtar.

E lindur në shtator 1966, Parashqevi Simaku debutoi në skenën e Festivalit të Këngës në vitin 1983, kur ishte vetëm 17 vjeçe. Ajo u bë shpejt një nga zërat më të dashur të publikut shqiptar, duke fituar çmime të rëndësishme në festivale.

Në vitin 1985 ajo zuri vendin e parë në Festivalin e 24-të të Këngës në RTSH me këngën “Në moshën e rinisë”. Tre vite më pas, në 1988, ajo fitoi sërish çmimin e parë me këngën “E duam lumturinë”, të kompozuar nga Pirro Çako. Gjatë karrierës së saj në Shqipëri, Simaku interpretoi një repertor të pasur që përfshinte këngë të dashura për publikun shqiptar.

NGJARJE TË TJERA

spot_img