Leandro Trossard e ka kompletuar kalimin e tij të Arsenali nga Brightoni, ka konfirmuar klubi londinez
Sulmuesi anësor i Belgjikës u largua nga Brighton për të nënshkruar një kontratë tre vjeçare e gjysmë me Topçinjtë për rreth 26 milionë funte. Sipas mediave angleze Topçinjtë do të paguajnë fillimisht 21 milionë funte me 5 milionë bonuse.
Skuadra nga Londra Veriore e rekrutoi 28 vjeçarin për ta përforcuar skuadrën derisa janë në luftë për titull. Skuadra e Mikel Artetas është pesë pikë e para në tabel dhe kë një ndeshje më pak të zhvilluar se vendi i dytë, që është Manchester City.
“Është një punë e mirë e bërë nga të gjithë në klub që kompletuam nënshkrimin me Leandro”, tha trajneri i Arsenalit Arteta. “Ai është një futbollist që luan në disa pozita të sulmit, ka aftësi të mëdha teknike, inteligjencë dhe përvojë të madhe në Premier Ligë dhe në ndeshje me Kombëtare. Leandro do ta përforcojë skuadrën tonë përderisa ai do të jetë gati për pjesën e dytë të sezonit dhe ne mezi presim që të punojmë më të.
Trossard ka mundësi që të debutojë me skuadrën e tij të re që të dielën kur Topçinjtë luajnë në shtëpi kundër Manchester United.