Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar presidentin aktual Joe Biden se po është krah grupit të Hamasit pasi kreu i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se nuk do ta furnizonte me armë Izraelin nëse pushton zonën Rafah.
“I pandershmi Joe Biden, pavarësisht nëse e di apo jo, sapo deklaroi se nuk do të furnizojë me armë Izraelin, ndërsa ai lufton për të çrrënjosur terroristët e Hamasit në Gaza”- shkruan Trump.
Trump shkruan në rrjetin e tij social “Truth” se Biden është krah terroristëve dhe u reshtua kundër protestave në kampet universitare. Ai shkoi më tej duke e akuzuar Biden se po e çon globin në Luftën e Tretë Botërore.
“Biden është i dobët, i korruptuar dhe po e çon botën drejt e në Luftën e Tretë Botërore. Mos harroni, kjo luftë në Izrael, ashtu si ajo në Ukrainë, nuk do të kishte filluar kurrë nëse do të kisha qenë në Shtëpinë e Bardhë”, shtoi ai.