Donald Trumpi dhe Kryeministri i Irakut, Mustafa al-Kadhimi, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në SHBA, dolën përpara gazetarëve përpara takimit që do të realizonin në Shtëpinë e Bardhë.
Pasi bëri me dije se me Al-Kadhimin do të diskutojnë çështje të shumta, përfshi këtu naftën dhe marrëdhëniet ushtarake, lideri amerikan theksoi se marrëdhëniet me Irakun janë shumë të mira.
Duke folur para gazetarëve, Trumpi u ndal gjithashtu mbi marrëdhëniet me Turqinë.
“SHBA-ja dhe sidomos unë kemi marrëdhënie shumë të mira me Turqinë dhe Presidentin Recep Tayyip Erdogan. Ne do të flasim me Erdoganin. Marrëdhëniet tona me Turqinë dhe Erdoganin janë shumë, shumë të mira”, saktësoi presidenti amerikan.