Presidenti Donald Trump ka akuzuar sërish Kinën për përhapjen e pandemisë. Sipas tij, e gjithë kjo situatë globale është shkaktuar prej një gabimi të tmerrshëm në laboratorët e Wuhan. Ai gjithashtu e kritikon ashpër Pekinin, për fshehje të informacioneve dhe tentativë për të mbuluar detaje rreth koronavirus përpara se të përhapej në të gjithë botën. Sipas tij, ekziston një mori provash që vërtetojnë këto akuza. Trump thekson se provat që zotëron, tregojnë që presidenti Xi Jinping ka mashtruar komunitetin global.
Në një intervistë, presidenti Trump ka thënë:
Personalisht mendoj se ata bënë një gabim të tmerrshëm(në laborator) dhe më pas situata u iku nga duart. Refuzuan të pranonin atë çka kishte ndodhur, apo të na informonin rreth rrezikut. Ne kemi kërkuar që të futemi të hetojmë në laboratorët e Wuhan, por nuk na kanë lejuar. Kështu që nuk besoj se ka më dyshime rreth kësaj çështjeje. Ata e dinin se çfarë mund të ndodhte dhe teksa ndaluan fluturimet hyrëse për në Kinë, nuk ndaluan fluturimet dalëse, duke ndikuar kështu në ashpërsinë e përhapjes së pandemisë. Kemi prova që virusi është përgatitur në laborator dhe kemi një raport me të dhëna të mjaftueshme, por nuk është ende momenti për të ndarë këto detaje.