spot_img

“Turp të qoftë”: Protestuesit ndërpresin fjalimin e Netanyahut në ceremoninë përkujtimore të viktimave VIDEO

spot_img

Protestuesit kanë ndërprerë fjalimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, në një ceremoni përkujtimore të viktimave të sulmeve të 7 tetorit të kryera nga Hamasi.

Bëhet e ditur se pjesë e ceremonisë përkujtimore ishin edhe presidenti izraelit, Isaac Herzog dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Ndërsa Netanyahu mbante fjalim, protestuesit bërtitën “turp të qoftë” dhe bënë zhurmë që e detyroi atë ta ndërpresë adresimin, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Siç raportohet, shumë izraelitë e shohin kryeministrin si përgjegjës për dështimet që çuan në sulmin e Hamasit.

Ata e mbajnë përgjegjës kryeministrin izraelit edhe për dështimin për të liruar pengjet e mbetura, që mbahen në Gaza nga Hamasi.

Ndryshe, gjatë sulmit Hamasi vrau afër 1,200 persona dhe rrëmbeu 250 të tjerë.

Ndërkohë, si pasojë e ofensivës ajrore, tokësore dhe detare të Izraelit, në Gaza janë vrarë më shumë se 42,000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

NGJARJE TË TJERA

spot_img