Antony Joshua ka fituar duelin e madh ndaj Kubrat Pulev duke mbrotjur titujt e kampionit.
Ai ishte shumë më i mirë se kundërshtari i tij, duke e rrëzuar dy herë në raundin e tretë, kurse duke e përfunduar me nokaut meçin në raundin e 9-të .
Ishte një paraqitje fantastike nga ana e bokserit britanik që bëri paraqitje të jashtëzakonshme në stilin e një kampioni të vërtetë.
Kundërshtari i tij i radhës do të jetë Tyson Fury, me të cilin do të ndeshet në momentin që dy kampet do të kenë marrëveshjen e duhur.
Fury menjëherë pas meçi i ka dërguar një mesazh kampionit Joshua duke e kërcënuar që do ta nokautojë brenda tri raundeve.
“Dua të luftojë me ty, është thjesht çështje kohe për luftën tonë. Do të nokautojë brenda dy ose tri raundeve” tha Fury.