Pëfundon sezoni për Frenkie De Jong. Mesfushori holandez u dëmtua në ndeshjen Barcelona-Real Madrid, duke u detyruar të largohet nga fusha që në pjesën e parë.
Klubi katalanas, ka bërë një njoftim në rrjetet sociale, duke treguar gjendjen fizike të De Jong.
Steven Zhang mesazh lojtarëve: Shijoni derbin dhe mos mendoni për Scudetton, atë e kemi fituar tashmë.
“Testet e kryera këtë të hënë kanë konfirmuar se Frenkie De Jong ka pësuar një ndrydhje në kyçin e këmbës së djathtë. Ai është jashtë dhe rikuperimi i tij do të përcaktojë se kur do të mund të rikthehet në ekip”, thuhet në deklaratën e Barcelonës.