spot_img

U ekzekutua me breshëri kallashnikovi, publikohet fotoja e “të fortit të Shkodrës”

spot_img

Në ditën e Pavarësisë, vendi u trondit edhe nga një tragjedi. Një sulm me armë zjarri, përfshiu mëngjesin e sotëm qytetin e Shkodrës. Nga të dhënat paraprake, mësohet se nga sulmi mbeti i vdekur Ridvan Ramazani, 46-vjeç. Ky i fundit u ekzekutua në afërsi të një pike karburanti pranë fshatit Mushan të Shkodrës. Ramazani mësohet se është vrarë brenda makinës së tij tip “BMW X5”. Edhe pse karburanti aty afër vendit të ngjarjes është i pajisur me kamera sigurie, fatkeqësisht nuk kanë mundur të regjistrojnë asgjë pasi janë jashtë funksionit. Pas hetimeve, policia ka gjetur 20 gëzhoja kallashnikovi.

Por kush është viktima?

I ndjeri njihet si ‘i forti’ i fisit, ndërsa familja e tij ka pasur konflikte me fisin e Edmir Koçisë. Kujtojmë se ky i fundit u ekzekutua rreth 8 vite më parë në lagjen “Tepe” në Shkodër, konkretisht në orët e mbrëmjes të 28 nëntorit. Duke marrë shkas që Ramazani ka qenë i dyshuar nga policia si përgjegjës për vrasjen e Koçisë, arrihet në konkluzionin se vrasjen e Ramazanit e ka kryer pjesëtar të fisit Koçia. Pavarësisht kësaj, ajo që bie në sy është kthimi i monedhës në të njëjtën vlerë, pra ekzekutimi në të njëjtën datë kur u vra edhe Edmir Koçia. Ndërkohë ende nuk dihet se me sa plumba është qëlluar i ndjeri, por ajo që dihet është se Ramazani ka ndërruar jetë në vend.

NGJARJE TË TJERA

spot_img