spot_img

U ekzekutua nga policia për sulmin terrorist në Vjenë/ Kush është 20-vjeçari me origjinë shqiptare?

spot_img

Sipas mediave të huaja dhe gazetarëve të njohur austriakë, njëri prej autorëve të sulmeve terroriste të organizuara mbrëmjen e djeshme në Vjenë është një i ri shqiptar i Maqedonisë së Veriut. 20-vjeçari i ekzekutuar nga policia është shtetasi Kurtin.S, lindur në Austri por me origjinë shqiptare i Maqedonisë së Veriut. Një gjë e tillë u deklarua më herët nga kryeredaktori Florian Klenk. Përmes Twitter-it Klenk, thotë se autori i sulmit ishte rreth 20 vjeç, i lindur dhe rritur në Vjenë por me prejardhje shqiptare.

Kryeredaktori shkruante në twitter:

Kam hulumtuar disa detaje rreth terroristit, emri i tij ishte Kurtin S. i lindur në vitin 2000, ishte 20 vjeç, ishte lindur dhe rritur në Vjenë dhe kishte prejardhje shqiptare. Prindërit vinin nga Maqedonia e Veriut dhe nuk bien në sy kur bëhet fjalë për islamizmin. Ishte nën radarin e autoriteteve sepse ishte një nga rreth 90 islamistët austriakë që donin të udhëtonin drejt Sirisë. Ai u ndalua ta bënte këtë në korrik. Policia nuk i besoi atij që po planifikonte një sulm terrorist në Vjenë.
Sulmi u krye në disa pika të kryeqytetit austriak. Gjithçka nisi në orën 20:00 me orën lokale në Vjenë, ku disa persona të armatosur nisën të qëllonin në ambjente te ndryshme ndaj civileve. Viktimat ishin 3 burra dhe një grua të moshës nga 40 deri në 50 vjec. Po ashtu raportohet edhe për 17 persona të plagosur.

I vetmi atentator që u ekzekutua nga policia ishte 20 vjeçari austriak me origjinë shqiptare i Maqedonisë së Veriut, që sipas ministrit të Brendshëm ishte radikalizuar dhe dyshohet se ishte rekrutuar nga ISIS. Madje ai kishte tentuar para pak kohësh edhe t’i bashkohej ISIS në Siri. Katër atentatorët e tjerë u dorëzuan para policisë.

NGJARJE TË TJERA

spot_img