Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli dhe bashkëshortja e tij, Maria, janë ftuar që të marrin pjesë në inaugurimin e presidentit amerikan, Joe Biden.
Më 20 janar do të bëhet inaugurimi i presidentit amerikan, Joe Biden, e në këtë ceremoni i ftuar është edhe kryetari i Aleancës Kosovës e Re (AKR), Behgjet Pacolli së bashku me bashkëshorten e tij, Marian, shkruan lajmi.net.
Këtë e ka konfirmuar këshilltari i Pacollit, Naim Murseli, i cili e ka publikuar edhe ftesën në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.
Mirëpo pavarësisht ftesës që i është bërë, Murseli ka thënë për lajmi.net, se Pacolli dhe bashkëshortja e tij nuk do të marrin pjesë në këtë inaugurim.
“Jo kësaj radhe nuk do të marrë pjesë, për dallim nga inaugurimi i presidentit Trump”, ka thënë shkurt Murseli për lajmi.net.
”Javën e kaluar kam pranuar ftesën e z. Behgjet Pacolli dhe zonjës Pacolli për inaugurimin e Presidentit Joe Biden, në të cilin ishin të ftuar si mysafirë nga miqtë tonë demokrat. Miqësia jonë me Shtetet e Bashkuara është një dhuratë nga Zoti!”, ka shkruar Murseli në mbishkrimin e fotografisë së publikuar. /Lajmi.net/