spot_img

U hap Panairi i Librit “Fushë-Kosova 2021”

spot_img

Në oborrin e SHFMU “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë u hap edicioni i parë i Panairit të Librit “Fushë-Kosova 2021”.

Në kuadër të panairit u hap edhe ekspozita “Vullkani i Republikës” përgatitur nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës si dhe u promovua katalogu i ekspozitës “Libri i vjetër, i rrallë dhe i përdorur”.

Në këtë panair të librit do të paraqiten rreth 2000 tituj të librave të botuesve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut si dhe nga Mali i Zi. Në panair janë të ekspozuar libra të vjetër, të rrallë dhe të përdorur nga fusha e letërsisë, e gjuhësisë, e historisë e etnologjisë, etnografisë, antropologjisë, filozofisë, estetikës, filmit, teatrit etj.

Në hapje u paraqitën me fjalime kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, z.Burim Berisha, dhe Kryeshefi i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, z.Bedri Zyberaj.

Panairi organizohet tri ditë me radhë, më 23,24 dhe 25 korrik 2021, nga ora 09:00 deri 23:00.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img