Policia e Tiranës ka arrestuar pesë persona në akuza të ndryshmë, nga vjedhja, posedimi i lëndëve narkotike deri tek falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve.
Ndërsa është ndaluar në flagrancë shtetasi palestinez H. F., 22 vjeçi cili akuzohet për “Prodhim dhe shitjen e lëndëve narkotike”, “Shkatërrim prone” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policies”.
Gjatë kontrollit iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e llojit cannabis sativa.
Ndërsa ai ka shkaktruar edhe një incident pasi gjatë kohës që po shoqërohej në dhomën e ndalimit, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe ka thyer plotësisht xhamin e derës së korridorit.
Po ashtu mes të arrestuarve është edhe një shtetas sirian me inicialet A. E., 22 vjeç pasi u kap në flagrancë duke kontrolluar në banesën e shtetasit D. P., në Fushë Kërçik, Babrru.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Bien në prangat e Policisë 5 shtetas, dy prej të cilëve ishin shpallur në kërkim.
Shërbimet e Komisariatit Nr. 3, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Shkatërrim prone” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”, shtetasin palestinez H. F., 22 vjeç, pasi në rrugën “At Zef Valentini”, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e llojit cannabis sativa. Ky shtetas, gjatë kohës që po shoqërohej në dhomën e ndalimit, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe ka thyer plotësisht xhamin e derës së korridorit. Po nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. H., 20 vjeç, pasi në rrugën “Babë Rexha”, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e llojit cannabis sativa. Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “ Vjedhja”, i shtetasit sirian A. E., 22 vjeç, pasi në Fushë Kërçik, Babrru, është kapur në flagrancë duke kontrolluar në banesën e shtetasit D. P., me qëllim për të vjedhur. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë janë kapur dhe ndaluar shtetasit:
– Sh. B., 35 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale ”Kalim i paligjshëm i kufijve shtetëror”;
-F. M., 41 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Krijim i skemave të mashtrimit lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Fshehja e të ardhurave”, dhe ”Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.