Një ditë pasi luftëtari irlandez i UFC-së, Conor McGregor, njoftoi largimin nga ky sport, atij i ka ardhur një reagim i rëndë nga boksieri amerikan Floyd Mayweather.
Kjo është hera e tretë në katër vjetët e fundit që irlandezi pensionohet dhe më pasrikthehet sërish, ndërsa duket se kësaj here McGregor e ka seriozisht duke deklaruar se nuk emocionohet më nga ky sport.
Por, boksieri amerikan, Mayweather, e ka ngacmuar keq, teksa thotë se është i gatshëm ta ndëshkojë irlandezin nëse ai përpiqet ta provojë boksin përsëri.
Ai shkruan:
Mendova se donje të mposhtje më të mirin? Por, nëse vendos të rikthehesh, do të pres për të të ndëshkuar”
Kështu Mayweather i lëshon sfidë të hapur McGregorit, por nuk dihet nëse ky i fundit do e pranojë dhe t’i rikthehet sërish luftimeve.