Lufta Rusi-Ukrainë është kryefjala e çdokujt në mbarë botën. Sektori i sportit nuk mund të rinte mënjanë nga ky konflikt. Një rast i fundit ka ndodhur në disiplinën e gjimnastikës, ekzaktësisht në dhënien e medaljeve. Ukrainasi Ilia Kovtun fitoi medaljen në garën e herurave paralelë ndaj rusit Ivan Kuliak.
Gjatë momentit kur gjimnastët hipën në podium, sportisti rus kishte në uniformën e tij një simbol me gërmën “Z”. Ky simbol përfaqëson termin fitore që përdoret nga Rusia. Këtë simbol e kanë vënë dhe mbështetësit e Vladimir Putinit dhe gjerësisht konsiderohet si një diçka që është pro luftës.