Fituesja e 46 medaljeve Majlinda Kelmendi edhe zyrtarisht ka treguar që është pensionuar nga xhudo.
Kelmendi këtë lajm e ka dhënë për mediat nga Tokoi, atje ku mori pjesë në Olimpiadën që po mbahet.
Sonte Besim Hasani, ish Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës në një emision në Kanalin 10, ka deklaruar që shteti i Kosovës parasheh edhe pensione për sportistët e tillë.
Sipas tij tani Kelmendi do të marrë çdo muaj nga shteti i Kosovës 800 euro pagë./Albaniannews.net