spot_img

U shpall në kërkim nga Policia, Stresi arratiset nga Shqipëria në Kosovë me makinë funeralesh

spot_img

Stresi ka rrëfyer momentin e ikjes nga Policia, pasi po kërkohet lidhur me pjesëmarrjen në protestë.

Emri i Stresit është bërë shumë i komentuar ditët e fundit në shtypin rozë dhe kjo për shkak të pjesëmarrjes së tij në protestë.

Për tri ditë me radhë, reperi iu bashkua gjithë protestuesve në Tiranë, të cilët po protestojnë me moton “Drejtësi për Klodianin”, i cili u vra nga polici pasi doli gjatë orës policore dhe nuk iu bind urdhrave të tij.

Reperi Stresi është shpallur në kërkim nga Policia, por ai u largua drejt Kosovës, ndërsa vazhdoi të bënte thirrje për protestë në rrjete sociale.

Në një intervistë për “Prive”, ai tregoi se si u largua drejt Kosovës, duke thënë se për këtë përdori një makinë funeralesh.

“Ishte shumë e vështirë se dje pas proteste janë dhënë urdhra që Stresi, djali i Sali Lushës të merret në Drejtorinë e Policisë. Është shumë e vështirë me dal prej turme. Kemi dalë, jemi bllokuar në një vend, u futëm në një kafene, kur pamë që protestuesit u drejtuan të Drejtoria, e kemi ditë që krejt forcat policore shkojnë aty. Kemi marrë një shok timin që punon me makinat e varrimit. Vetëm për të dalë nga protesta. Kemi shkuar deri në Laç me të. Aty pastaj drejt Kosovës. I përshëndes krejt çunat që më prunë në Kosovë”, deklaroi ai.

Duke marrë përsipër një rol organizativ në protestë, Stresi tha se aty nuk janë lejuar eksponentë të partive politike.

“S’kam leju asnjë parti aty, as PD-në time. Edhe të kishte qenë PD në pushtet, betohem në nënën time që do kisha qenë kundra po të ishte”, u shpreh Stresi.

NGJARJE TË TJERA

spot_img