KF Trepça shpreh shqetësimin e saj lidhur me pengesën e sotme në shfrytëzimin e fushës sintetike “Xhevat Jusufi – Xheki”. Por tani vjen reagimi i KF Mitrovica:
📣 Reagim publik
KF Mitrovica njofton opinonin publik se qe 4 vite sa ne e menaxhojmë stadiumin “Xhevat Jusufi – Xheki” kemi hapur dyert për të dy klubet Mitrovicase KF Trepça dhe KFF Mitrovica (me ekipin e parë të Seniorëve, Liga e Parë e Kosovës dhe Superliga e Femrave) duke i’u ofruar termin pa pagesë prej 2 orësh në ditë në 5 ditë të javës duke ofruar hapësirë dy klubeve që nuk kanë stadium për të zhvilluar aktivitetin e tyre.
Ne këto orë i kemi ofruar sipas marrveshjes gjenetelmene me Komunen e Mitrovicës vetëm për dy ekipet seniore dhe jo për kategoritë e reja të shkollave të Futbollit dhe për këtë gjë janë të informuara të gjithë akterët në fjalë.