Mesa duket tifozët e Barcelonës nuk e kanë kaluar lehtë eliminimin e turpshëm në Champions nga Bajerni të skuadrës së tyre. Katalanasit u turpëruan me rezultatin 8-2 nga gjermanët.
Së fundmi tifozët katalanas kanë shfaqur një sërë banderolash pranë selisë së Barcelonës. “Trajneri dhe lojtarët, turpi në 121 vjet histori”, shkruhet në njërën prej tyre. Ndërsa në një tjetër banderolë lexohet:
“Jashtë mercenarë”. Tifozët i shfaqën banderolat kur lojtarët e Barcelonës u kthyen nga Portugalia pas eliminimit nga Championsi.