spot_img

U17/ Kosova e mposht Gjeorgjinë në “Zahir Pajaziti”

spot_img

Kombëtarja e Kosovës U17 në konkurrencën e vajzave ka shënuar fitoren në ndeshjen e dytë, në kuadër të turneut kualifikues për Evropianin “Suedia 2024”. Dardanet fituan ndaj Gjeorgjisë, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, me rezultat 2:0.

Të përzgjedhurat e Sanije Krasniqit e filluan mbarë takimin pasi që qysh në çerekun e parë të ndeshjes arritën të zhbllokojnë rezultatin përmes Mirjeta Januzit.

Në përfundim të pjesës së parë, përkatësisht në minutat shtesë, Riga Kallaba thelloi epërsinë e Kosovës, duke shënuar nga pika e bardhë për 2:0.

Dardanet e filluan pjesën e dytë me më shumë komoditet, të cilin ia krijoi rezultati i arritur në pjesën e parë.

Ndonëse nuk i konkretizuan, vajzat e Kosovës, patën raste edhe në pjesën e mbetur të lojës.

Përzgjedhësja Sanije Krasniqi u shpreh e kënaqur me paraqitjen e Kosovës ndonëse nuk mohoi faktin se duhet punuar edhe më shumë për takimin e radhës.

“Ishte një lojë më e mirë se sa herën e kaluar ndaj Armenisë pasi që arritëm rezultat pozitiv. Deri tani i kemi dhënë rastin të gjitha futbollisteve. Çdo ditë po përmirësohemi, mirëpo duhet të punojmë në finalizimin e rasteve të cilat po i kemi gjatë lojës dhe shpresojmë që në ndeshjen me Maqedoninë e Veriut të arrijmë fitore dhe të dalim në vendin e parë”, tha ajo.

Takimi mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, ku përcaktohet skuadra fituese e grupit, që siguron kalimin në Ligën A, zhvillohet të hënën, më datë 9 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri në Prishtinë, nga ora 12:00, e në po të njëjtën orë por në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, Armenia përballet me Gjeorgjinë.

NGJARJE TË TJERA

spot_img