spot_img

​UEFA i jep lajmin e madh futbollit të Kosovës, reagon Agim Ademi

spot_img

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian i ka dhënë një lajm të madh futbollit të Kosovës.

Kampioni i Kosovës nga ky edicion nuk do të garoj në rundin para kualifikues, por direkt në rundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Për këtë risi, ka reaguar menjëherë edhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi i cili ka thënë se kjo është një dëshmi se futbolli i Kosovës po shënon rritje në çdo aspekt.

“Siç u pa edhe në ranglistën e fundit të UEFA-s, për renditjen e ligave kombëtare, liga e Kosovës ka shënuar përparimin e radhës. Dhe në bazë të këtij përparimi, konfirmohet lajmi qe ne FFK-ja e ka dhënë edhe para fillimit të edicionit, se nga ky edicion, liga jonë do të përfaqësohet me 4 klube. 3 nga kampionati dhe fituesi i kupës”.

“Mirëpo risia tjetër është se si rezultat i ngritjes së rangimit të ligës, kampioni i Kosovës nga ky edicion nuk do të garoj në rundin para kualifikues, por direkt në rundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve”, ka thënë Ademi.

Momentalisht Ballkani është duke kryesuar Superligën e Kosovës, ndërsa në vend të dytë qëndron Gjilani e në të tretin Drita.

NGJARJE TË TJERA

spot_img