spot_img

UEFA për barazimin e Ballkanit: Fitorja historike iu mohua nga goli i Clujit në shtesë

spot_img

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA, ka shkruar edhe për ndeshjen historike të Ballkanit kundër CFR Cluj në kuadër të xhiros së parë në Grupin G të Ligës së Konferencës.

Ballkani e nisi me barazim 1:1 rrugëtimin në Ligën e Konferencës kundër Clujit të Rumanisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Në raportin e ndeshjeve, në faqen zyrtare të UEFA-s, është shkruar edhe për kampionin e Kosovës.

“Skuadra kosovare Ballkani, në sezonin e tyre debutues në kompeticionet evropiane, dukej se po shkonte drejt një fitoreje të famshme kundër CFR Cluj falë golit historik të Armend Thaçit, por u ndalua nga goli i shënuar me kokë i Yuri Matias”, ka shkruar “uefa.com”.

Golin historik për Ballkanin e realizoi mbrojtësi Armend Thaqi në minutën e 65-të, për ta barazuar Yuri Matias në minutën e parë shtesë të përballjes.

Ballkani ndodhet në Grupin G me Cluj, Slavia Pragën e Sivassporin.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img