“Sky Sport” pretendon se ka mësuar vendimet e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, për Chempions League dhe Europa League
Sipas gjigantit mediatik sportiv, sezoni aktual në Ligën e Kampioneve do të vazhdojë me fazën finale të “tetë ekipeve”, takimet e të cilëve do të zhvillohen të gjitha në kryeqytetin e Portugalisë, Lisbonë.
Po me këtë format do të luhet dhe Liga e Europës dhe ndeshjet do të zhvillohen në Gjermani.
Finalja e Superkupës së Europës për këtë sezon do të luhet në Budapest të Hungarisë.
Megjithatë, vetë UEFA do të publikojë vendimet zyrtare pas përfundimit të mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv që do të zgjasë dy ditë.