Unioni i Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër (UKSHFZ), përmes një komunikate zyrtare, ka konfirmuar mbështetjen e plotë për kryetarin aktual të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, në prag të kuvendit zgjedhor që do të mbahet më 5 shkurt.
Feti Demoli, kryetar i UKSHFZ-së, së bashku me kryesinë e këtij unioni, kanë bërë të ditur se qëndrojnë krah Agim Ademit për procesin zgjedhor që po afrohet. Në komunikatën e lëshuar, UKSHFZ thekson se avancimi i Kosovës në arenën ndërkombëtare është një nga pikat kyçe pse Ademi meriton besimin edhe për një mandat. “Kosova ka avancuar aq shpejtë me kombëtaren në vitet e fundit dhe sukseset duhet të merren parasysh për kryetarin aktual z. Agim Ademi, të cilit i japim mbështetjen e plotë për rizgjedhjen e tij,” thuhet në njoftimin e nënshkruar nga Feti Demoli. Një pjesë e rëndësishme e mbështetjes lidhet me programin e FFK-së për zbulimin e talenteve të reja në Zvicër, projekt ky që synon të ushqejë kombëtaren me lojtarë cilësorë nga mërgata. Sipas komunikatës, bashkëpunimi mes FFK-së dhe 29 klubeve shqiptare në Zvicër është jetik për unifikimin e futbollit: “Z. Demoli foli për programin e FFK dhe kryetarit Agim Ademi që është në zhvillim e sipër për mbështetjen e UKSHFZ dhe 29 klubeve aktuale, e në veçanti zbulimin e talentëve futbollistë të rinj në Zvicër që në një të ardhme të mbrojnë ngjyrat e kombëtares tonë.” UKSHFZ ka bërë thirrje që puna e kryesisë aktuale të FFK-së të shërbejë si shembull për të gjithë, duke vlerësuar lartë imazhin pozitiv që futbolli i Kosovës po krijon në mediat prestigjioze botërore. Kujtojmë se delegatët e FFK-së do të mblidhen më 5 shkurt 2026 për të zgjedhur udhëheqjen e re, ku Agim Ademi synon të vazhdojë projektet e nisura në krye të institucionit më të lartë të futbollit në vend.