Benzinat nga mesnate lirohen për gjysmë denari, ndërsa çmimi i dizelit mbetet i njëjtë, ka vendosur kështu Komisioni rregullator për energjetikë (KRRE). Me vendimin kryhet ulje e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,26 për qind.
Çmimi i ri i shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 do të kushtojë 59.5 denarë, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të shitet për 61,5 denarë për litër. EURODIZEL (D-E V) do të vazhdojë të shitet për 53 denarë, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Vajit ekstra të lirë për amvisëri (EL-1) rritet për gjysmë denari dhe i njëjti do të kushtojë 53 denarë për litër.
Me vendim të KRRE-së për -.155 denarë për kilogram ulet edhe çmimi i shitjes me pakicë i mazutit M-1 HC dhe do të kushtojë 26,06 denarë.
Si arsye e uljes së çmimit të shitjes me pakicë të derivateve të naftës nga KRRe i theksojnë rritjen e çmimeve referente të tregut botëror tek benzina mesatarisht për rreth 0,82 për qind në shtatë ditët e fundit dhe të dizelit për rreth 2,47 për qind, si për 1,211 për qind kurs më të ulët të dollarit lidhur me denarin.