Nga Elton Leka
Unë nuk jam shqiptar, me saktë nuk dua të jem shqiptar!
Madje as vetë Ismail Qemali nuk do të donte të ishte shqiptar, se si jemi katandisur ne sot!
Një zhgënjim i madh, vuajtje, stërmundime, llum, varfëri, mediokritet, injorancë, prapambetje, kafene, llafe, përtaci, dallavere, të shitur, të blerë, të korruptueshëm, morale të pamoralshëm, njerëz pa identitet vetjak dhe kombëtar.
Shqiptar do të thotë prapambetje, prapa +mbetje, mbetje të lëna pas.
Kështu kemi përfunduar. E përse duhet me qenë shqiptar?!
Sot të gjithë duan t’ia mbathin, për një jetë më të mirë, të vjetër e të rinj, të pasur dhe varfër, “patriote” dhe pseudopatriote.
Unë nuk jam shqiptar, nuk dua të jem shqiptar! As sot, as nesër, as mot!
Në vendin tuaj, në vendin tonë, në vendin tim nuk ka kush të me garantojë se e ardhmja do jetë ndryshe, dhe krimi me i madh është që shpresa ka vdekur!
Të gjithë duan të ikin! Të gjithë! Boll bëtë shqiponjën me duar, boll, e di sa patriotë që jemi, aq sa të zhdukemi të gjithë nga ky vend.
Boll gënjyet, u shtirët, u hoqët! Boll edhe ju që jeni jashtë që e quani veten atdhedashës vetëm sot me 28 nëntor! Boll se është groteske, e dhimbshme dhe qesharake!
Ç’keni bërë ju për vendin tuaj?! Një m…! Unë nuk dua të jem shqiptar! Dua të jem gjerman, amerikan,anglez.
Dua të kem dinjitet, mirëqenie, ekonomi! Dua të jetoj dhe mbi të gjitha të shpresoj për një të ardhme!
Ju m’i keni vrarë shpresat! Unë nuk dua të jem shqiptar! Unë nuk jam shqiptar! Unë nuk dua të trajtohem si një mbetje! Dua të jem qytetar, krenar për vendin që i ofron një jetë më të mirë, të qetë!
Sot, nesër dhe në ditët në vijim unë nuk jam shqiptar! Pres ditën që t’ia mbath! E urrej veten time, si thura shpresa në këtë vend! Si! Në djall vafshin të gjithë! Unë nuk jam shqiptar!