spot_img

Ushtarakja Hatixhe Berisha rrëfen dashurinë për Serbinë, në Beograd e quajnë ‘heroinë’ Hatixhe

spot_img

Profesoresha në Akademinë Ushtarake të Serbisë, në Katedrën e Strategjisë, Hatixhe Berisha, në një emision të një televizioni serb, rrëfen se sa shumë e do Serbinë.

Hatixhja, që është nga Klina, thotë në këtë emision se babanë e ka pasë përparimtar, për dallim nga shqiptarët tjerë që nuk i shkollonin vajzat. Ndërsa, shprehet pa turp se është edukuar në frymën e barazisë, sidomos me serbët, shkruan B92.

Në këtë emision ajo dhe familja e saj shfaqen të “ndershëm, kozmopolitë e të edukuar për ta mbrojtur tokën e tyre – Serbinë!”

Hatixhja ka lindur në një familje me gjashtë fëmijë, me tre vëllezër e tri motra. Vëllai i saj Izeti vritet në luftë kundër kroatëve, në Vukovar. Në varrimin e tij nuk merr pjesë asnjë shqiptar, shkruan Syri.net.

Ajo madje thotë se kur kërcet lufta në Kosovë, UÇK ka shkuar te babai i saj Halliti, për t’ia marrë djemtë e sa ai u thotë që nuk ka djem për të shitur.

Kësaj familjeje, që të gjithë anëtarët i kishte të punësuar ose në Ushtrinë ose në organet tjera të sigurisë të Serbisë, i vritet djali Ademi, në luftë kundër UÇK-së.

Në komemoracionin e tij u tha: “Patriotizmin e dashurinë për Jugosllavinë e ka paguar me jetë”.

E pyetur se e kujt është Kosova, Hatixhja thotë: “Veç e Serbisë”!

NGJARJE TË TJERA

spot_img