Ish-ushtari i UÇK-së, që i takon besim katolik, Pren Marashi ka reaguar pas publikimit të aktakuzës së Prokurorit Special për Hashim Thaçin, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqit.
Marashi pjesëmarrës i luftës së fundit, e ka quajtur aktakuzën tipike serbe ku ish-eprorët e UÇK-së akuzohen se kanë vrarë katolikë.
“Një pikë në aktakuzë pretendon se ,Hashim Thaqi, Kadri Vesli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi vranë katolikë, tipikisht një aktakuzë serbe, “ndoshta në një kohë kur po diskutohej se kush duhej parandaluar sepse po pengon rrugën e lirisë, mbase emri im ishte në diskutim për eliminim “, por ata nuk kanë mund të më kapnin sepse isha në pyll duke luftuar për “katolikët së bashku me myslimanët”! Ptu, jaupatapa…me gjykatë ,me Evropë e me shkini”, ka thënë Marashi.
Pren Marashi, anëtar i Këshillit Drejtues të OVL-UÇK’së tha se Serbia gjithmonë ka bërë propagandë për të ndarë shqiptarët në fe.
“Sa i përket propagandës, asaj të Serbisë e cila është e njohur tani e 100 vite ka bërë propagandë e tendenca për ndarje fetare, në UÇK kjo absolutisht nuk ka qenë asnjëherë prezent, sepse e dëshmon edhe fakti që një numër i madh ka qenë i eprorëve ushtarak të konfesionit katolik, sepse nuk mund të themi që katolik, sepse janë shqiptar, çështja e besimit është çështje personale, ndjenja kombëtare është një dhe unike dhe shqiptarët janë shembull në botë”, tha ai.