Me shtimin e rasteve të të infektuarve prej koronavirusit dhe në një situatë të tillë pandemie në të cilën ndodhet gjithë globi, u vendos që të mos mbahen mbrëmjet e maturës për 2020 dhe kjo sepse parandalohen grumbullimet në ambiente të mbyllura.
Por si duket ashtu si ndodh në çdo situatë ka individë e grupe që përjashtohen prej rregullit dhe shkelin ligjin pa u penalizuar.
Dje u denoncua rasti i një feste me 200 persona tek kompleksi “Dubai” i Tom Ndojas ndërsa sot vjen një tjetër denoncim.
Bëhet fjalë për pamjet e shpërndara nga festa e Maturës në Instagram prej vajzës së deputetit Niko Peleshi, Aleksia Peleshi e cila studion tek Turgut Ozal.
Qytetari që ka bërë denoncimin shprehet se me siguri shteti s’ndal dot vajzën e ministrit dhe s’arrin dot tek Turgut Ozali.
Mesazhi i qytetarit për JOQ Albania:
Ne Shkoder ua mbyllin maturat. Dhe shume mire bejne apsulutisht sidomos ne ambjente te mbyllura! Po vajza e ministrit apo nuk shkojne dot tek Turgut Ozali.