Luiza Rozova, një studente 18 vjeçe në Shën Petersburg, thuhet se është “vajza sekrete” e liderit rus, Vladimir Putin, e cila është kritiktuar nga ndjekësit në rrjetet sociale. Disa e kritikuan për mënyrën e jetesës luksoze, duke theksuar se veprimet e babait të saj po shkaktojnë mijëra vdekje dhe vuajtje për miliona njerëz të pafajshëm.
“Mirrror” shkruan se Rozova është vajza e një pastrueseje, Svetlana Krivonogikh, 45 vjeçe, e cila tani është pjesërisht pronare e një banke të madhe ruse. Svetlana zotëron një rezidencë prej 3.1 milionë funtesh në Monako.
Putin kurrë nuk e ka pranuar publikisht Rozovën si vajzën e tij. Ndërsa shumë komente negative vërshuan ndaj saj, disa të tjerë i dolën në mbrotje duke thënë: “Mos e gjykoni, nuk është faji i saj”. Një postim në Instagramin e 18-vjeçares thotë se ajo është “bija e një vrasësi, krimineli lufte, psikopati dhe të droguar”.