Një femër ka njoftuar policinë se babai i saj i cili ishte duke marrë trajtim mjekësor është larguar nga aty dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij.
Sipas ankueses, viktima nuk është në gjendje të mirë psikike.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.
“Prishtinë / 27.08.2024 – 10:00. Ankuesja kosovare ka njoftuar policinë se babai i saj i cili ishte duke marrë trajtim mjekësor është larguar nga aty dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Sipas ankueses viktima nuk është në gjendje të mire psikike. Rasti në hetime”, thuhet në raport.