Sot është mbajtur një protestë në Prishtinë kundër ndërtimit të xhamisë së Madhe në lagjen “Dardania” në Prishtinë, e thirrur nga ish-ushtari i UÇK-së, Binak Gashi.
Kundër ndërtimit të kësaj xhamie është shprehur edhe një banore e kësaj lagjeje që ka paralajmëruar organizim të protestave.
Por Rafiqe Tërnava, vajza e myftiut Naim Tërnava e ka mbështetur fuqishëm ndërtimin e xhamisë, duke e vlerësuar si të domosdoshme, kurse projektin të mrekullueshëm.
“O Zot na jep jetë të falemi në të E mrekullueshme dhe e domosdoshme”, ka shkruar Refiqe Tërnava në Facebook.