spot_img

Vajza shqiptare që u martua me një indian, ja çfarë ndodh në ditën e dasmës…

spot_img

Në një intervistë në ” Rreze dielli’’ trajtuam një histori të veçantë, e cila edhe njëherë na tregoi se dashuria triumfon mbi gjithçka. Elsa Nilaj është vajza nga shkodra, e cila prej disa vjetësh jeton në Indi, me bashkëshortin e saj indian të cilin e njohu nëpërmjet rrjetetit social Facebook:

” Unë dhe Vishali jemi njohur në rrjetet sociale në Facebook, ishte diçka e rastit, dicka që ndodhi nuk na kishte shkuar mendja që të ndodhte dicka e tillë. Vishali nuk dinte për Shqipërinë shumë, pak ose aspak. Edhe unë për Indinë, nuk isha ajo vajza që më pëlqente ajo kulturë, kisha shumë shokë dhe shoqe që dinin për Bolliwoodin. Ajo ndodhi, ne filluam të flisnim rastësisht Vishali në atë kohë ishte duke u marrë me aktrim e po ashtu edhe unë isha duke u marrë me disenjimet e mia si stiliste dhe ishte puna ajo që na shtyu të flisnim me njëri-tjetrin. Fotografi që kishim hedhur në Facebook dhe ashtu filluam të flisnim gjatë dhe më në fund u afruam shumë me njëri-tjetrin’’, shprehet Elsa për fillimet e njohjes me bashkëshortin e saj indian.

Më pas tregon se si vazhdoi lidhja e tyre, duke bërë që Vishal të udhëtonte drejt Shqipërisë për të njohur nga afër vajzën që ia kishte rrëmbyer zemrën nëpërmjet rrjeteve sociale dhe duket se gjithcka shkoi shumë mirë, pasi ai qëndroi në Shqipëri 20 ditë në shtëpinë e Elsës dhe pas një kohe të shkurtër, erdhi dasma të cilën Elsa e përshkruan kështu:

” Fillimisht bëm dasmën në Shqipëri me të gjitha ritualet e fesë krishtere pasi unë jam e krishterë. Në atë kohë kur erdhëm në Indi, dasma kishte filluar sepse këtu dasma është jashtëzakonisht e madhe, përgatitjet kishin filluar ishte dicka për mua shumë e cuditshme, por edhe këtu bëmë dasmën me ritualet e fesë hindu’’, shprehet Elsa Nilaj.

Ndërsa tregon se në Indi traditat janë shumë të ndryshme nga ato shqiptare:

” Fisi vjen te shtëpia 7 ditë, jeton aty me ty, gjithë ato ritualet e tyre që bëjnë që ndoshta i keni parë edhe nëpër telenovela, domethënë është diçka shumë e gjatë. Edhe tri ditë duhet të vishësh një kostum të ri, kemi ato veshjet këtu që janë SARI, edhe këto mi ka blerë vjehrra, sipas ngjyrës që unë pëlqej, por janë disa gjëra të veçanta që t’i veshësh atë ditë, sic themi në që duhet të shkojmë në kishë më fustan të bardhë dhe ato i kanë ato gjërat e veta, por që janë të bukura. Çdo gjë është me harmoni, me kërcim me këngë, është dicka që e pëlqen nuk është vetëm rituale’’, thotë ajo.

Më e veçanta është veshja e nuses me flori, për të cilën Elsa thotë që është gjëja e parë që bëjnë në Indi.

” Këtu e kemi që duhet të blejmë shumë flori. Unë personalisht nuk e përdor floririn asnjëherë, nuk më pëlqen dhe unë i thash nuk e përdor, por për atë ditë të dasmës unë do i vendosa nuk e kam problem, por të mos vijë keq mbrapa nuk do t’i vendos’’, thotë ajo.

Elsa jeton prej disa vjetësh në Indi, e lumtur me bashkëshortin e saj, i cili është një aktor Bolliwoodi, ndërsa edhe Elsa ka marrë pjesë në disa filma, por profesioni i saj mbetet stilimi, të cilën ajo i dedikon pjesën më të madhe të kohës.

NGJARJE TË TJERA

spot_img