Rea Berisha dhe Sara Pllana janë dy të rejat nga Vushtrria të cilat do të përfaqësojnë Kosovën në garën ndërkombëtare të gjimnastikës, e cila do të mbahet në Turqi.
Lajmin e ka bërë të ditur Komuna e Vushtrrisë, e cila me këtë rast iu ka uruar fat vajzave.
Rea Berisha mblodhi 48.46 pikë ne garën kualifikuese, ndërkaq Sara Pllana mblodhi 43.26 pikë.