Futbollisti prizrenas, Valon Bytyqi cili pjesën më të madhe të karrierës e kishte kaluar te klubi i zemrës, FC Liria, përfundimisht është përshëndetur nga loja aktive, shkruan Albanian News.
Bytyqi ka qenë edhe pjesë e FC Ballkanit kur skuadra filloi riorganizimin, derisa sot është zyrtarizuar në detyrën e re, atë të drejtorit sportiv në FC Liria. Klubi i themeluar në vitin 1930, së fundi ka pasur ndryshime duke ardhur në krye të tij biznesmeni Valon Osmani. Ditëve në vazhdim priten edhe prurje të reja në ekipin që do të drejtohet nga trajneri Erdogan Brando.
Më posht e gjeni postimin e klubit:
“Djali i Qytetit var kepucët e futbollit!
Të dashur tifozë të KF Liria,
Sot kemi një lajm të rëndësishëm dhe emocionues për të ndarë me ju. Kapiteni ynë i dashur, Valon Bytyqi, ka vendosur të varë këpucët dhe të përfundojë karrierën e tij të shkëlqyer si futbollist. Por lajmi i mirë është se Valoni nuk do të largohet nga klubi ynë. Ai do të marrë përsipër rolin e Drejtorit Sportiv të KF Liria.
Valoni ka qenë një shembull i përkushtimit, pasionit dhe udhëheqjes në fushë dhe jashtë saj. Me të në krye, KF Liria ka jetuar momente të paharrueshme. Ai ka qenë një frymëzim për të gjithë ne dhe një model për gjeneratat e reja të futbollistëve.
Në rolin e tij të ri si Drejtor Sportiv, jemi të sigurt se Valoni do të vazhdojë të japë kontributin e tij të jashtëzakonshëm për klubin tonë, duke sjellë përvojën dhe vizionin e tij për të ndihmuar KF Liria të arrijë lartësi të reja.
Ne e falënderojmë Valonin për të gjitha momentet e mrekullueshme që na ka dhuruar dhe për kontributin e tij të jashtëzakonshëm ndaj klubit tonë. I urojmë suksese në këtë rol të ri dhe jemi të emocionuar për të parë se çfarë do të sjellë e ardhmja me të në krye të departamentit sportiv.
Faleminderit, kapiten, dhe suksese si Drejtor Sportiv!
Me respekt dhe mirënjohje të thellë,
KF Liria”